AAK-ja i kërkon Prokurorisë hetimin e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit
Aleanca për Ardhmërinë Kosovës ka kërkuar publikisht që Prokuroria ta hetojë penalisht për tenderë Gazmend Muhaxherin, kryetarin e Pejës nga radhët e LDK-së.

Lajme
Kërkesa e tyre vjen pas raportimeve për shpërdorime me tenderë në komunën e Pejës, shpërdorime që i ka pranuar edhe vetë Muhaxheri.
Arzen Bytyqi, nga AAK-ja, ka thënë se kjo parti ka disa kërkesa.
“Ne ju bëjmë thirrje prokurorisë që të fillon hetimet dhe të ngrit kallëzim penal ndaj kryetarit e nënkryetarit të Komunës, ngase nuk e dimë se çfarë duhet të bëhet tjetër që të ngritet padi kur vet kryetari e pranon shkeljen e ligji”, tha ai, duke kërkuar së pari dorëheqjen e Muhaxherit nga posti I kreut të Pejës so akt moral.
Bytyqi shtoi se nëse neglizhohet kjo kërkesë e tyre nga ana e Prokurorisë, atëherë AAK-ja do të bëjë vet kallëzim penal.
“I bëjmë thirrje edhe intelektualëve, shoqërisë civile, mediave e gjithë qytetarëve që ta ngrisin edhe ata zërin për këtë veprim dhe mos të lejojnë që të instalohet praktika kur i pari i Komunës shkel ligjin dhe krenohet me këtë”, tha ai, duke shtuar se nuk përjashtohen as protestat për ta detyruar Muhaxhetin që të japë dorëheqje.