AAK-ja do të shkojë në seancën tjetër konstituive të Kuvendit

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se do të shkojnë në mbledhje të Kuvendit të Kosovës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të legjislaturës së nëntë. Ajo është përgjigjur për këtë çështje, duke mos dhënë më shumë ndonjë detaj tjetër. “Po do të jemi prezent”, ka thënë Kadrijaj.…

Lajme

16/04/2025 17:12

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se do të shkojnë në mbledhje të Kuvendit të Kosovës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të legjislaturës së nëntë.

Ajo është përgjigjur për këtë çështje, duke mos dhënë më shumë ndonjë detaj tjetër.

“Po do të jemi prezent”, ka thënë Kadrijaj.

Se do të jenë prezent nesër në kuvend janë deklaruar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetar i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, deklaroi se nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë, sipas tij.

Për mbajtjen e seancës në fjalë, Avni Dehari, kryesuesi i asaj seance, i ka dërguar letër presidentes Vjosa Osmani një letrën që e ka siguruar Klankosova.tv, ku kërkohen sugjerime për opsionet e mundshme përpara.

Presidentja ia ktheu këtë letër duke thënë: “Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndërprerja e saj. Andaj, ju ftoj që në përputhje me autorizimet tuaja si Kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, efektive që nga data 8 prill 2025, ta realizoni seancën konstituive në përputhje me parimet kushtetuese të përmendura më lart, Rregulloren e Kuvendit si dhe legjislacionin në fuqi”.

Po ashtu se në kuvend do të jenë nesër prezent e ka konfirmuar edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku.

“E kemi obligim mbi bazën e rregullores së punës që të jemi aty nesër”, tha ajo.

Mbetet të shihet nesër nëse kuvendi do të arrijë të që të formojë qeverinë. /Lajmi.net/