AAK i afrohet moshës madhore
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar gjithë anëtarësinë në 15 vjetorin e themelimit të AAK-së, duke thënë se partia që ai udhëheq nuk është themeluar për një ditë, por për shumë jetëgjatësi.

Lajme
Haradinaj theksoi se AAK duke zhvilluar veten do ta zhvillojë edhe vendin.
Ai ka uruar gjithë qytetarët që e kanë votuar AAK-në prej themelimit, si në zgjedhje lokale ashtu edhe ato parlamentare.
Në shënimin e këtij përvjetori kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e dy partive opozitare VV dhe Nisma, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe pjesëmarrës të tjerë. /Kosovapress/