AAK garant i Qeverisë
Ish deputeti Riza Smaka thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta mbështesë Qeverinë e Kosovës, që ajo ta përfundojë mandatin e saj. Megjithatë, për koalicionin qeveritar, thotë se nuk do ta ketë lehtë që ta çojë deri në fund mandatin.
Lajme
Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, thotë se Qeveria e Kosovës nuk do ta ketë të lehtë ta çojë deri në fund mandatin qeverisës.
Megjithatë, ish deputeti Smaka thotë në një intervistë për Epoka e Re se pret që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ta mbështesë Qeverinë e Kosovës, që ajo ta përfundojë mandatin e saj.
“Me mundime të mëdha, arnime dhe negociata të prapaskenave do të mund ta vazhdojë punën Kuvendi i Kosovës. Besoj se PDK’ja do t’ia dalë ta çojë deri në fund mandatin e saj qeverisës”.
“Mund të supozoj se AAK’ja do ta mbështesë Qeverinë, sepse ajo esencialisht është duke e mbështetur këtë Qeveri, me përjashtim të rastit të fundit”.
“Në shumë çështje delikate AAK’ja e ka mbështetur Qeverinë”.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se nuk është interes as i pozitës e as opozitës që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Nuk besoj se është në interes të partive opozitare të shpërbëhet Kuvendi e të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare”.
“Partitë opozitare frikësohen se nëse shkojnë në zgjedhje të parakohshme rezultati i zgjedhjeve do të ishte përafërsisht i njëjtë me atë të vitit 2010”.