AAK dhe VV bëhen bashkë edhe në Viti

Arsim Ademi i Lëvizjes Vetëvendosje në Viti do të ketë ndihmën e AAK-së në balotazhin e të dielës. Marrëveshja është nënshkruar mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka konfirmuar kandidati i AAK-së, Labinot Bislimi. “Pas konsultimeve disa ditësh ndërmjet dy degëve, Pasi u përafruan vlerat, idetë dhe programet, Pasi e morrem vendimin brenda strukturave tona, Sot…

Lajme

07/11/2025 10:53

Arsim Ademi i Lëvizjes Vetëvendosje në Viti do të ketë ndihmën e AAK-së në balotazhin e të dielës. Marrëveshja është nënshkruar mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar kandidati i AAK-së, Labinot Bislimi.

“Pas konsultimeve disa ditësh ndërmjet dy degëve,
Pasi u përafruan vlerat, idetë dhe programet,
Pasi e morrem vendimin brenda strukturave tona,
Sot në mëngjes nënshkruam marrëveshjen e koalicionit në nivel të degëve dhe i zgjatem dorën njëri-tjetrit me kandidatin për kryetar, z. Arsim Ademi.
Ky koalicion është rrjedhojë e natyrshme e situatës dhe e vet pozicionimit tonë karshi të keqes së komunës së Vitisë që me emër thërrasim Sokol Haliti.
Aleanca Dega në Viti nuk ka qëndruar asnjëherë indiferente ndajë proceseve dhe nuk ka pasur asnjëherë pozicion neutral përballë të keqes. Ajo ka pasur dhe gjithmonë do të ketë qëndrime dhe pozicione politike duke ju përgjigjur situatave të kohës. Situata e tanishme kërkon guxim, mobilizim dhe pozicionim. Ky koalicion e shpreh edhe njëherë guximin tonë për të qenë pjesë e proceseve politike; për ti ndihmuar dinamikat shoqërore dhe për ti shtyrë përpara vlerat, idetë dhe projektet e nevojshme për qytetarët e komunës tonë.
Shumë shpejt, në një shkrim të posaçëm do ta qartësojmë në formë më të elaboruar qëndrimin tonë për opinionin publik. Kjo është vetem kumtesë për ta informuar me kohë qytetarin e Vitisë.
Na priftë e mbara” shkruan Bislimi në njoftim.

Ademi është në balotazhin më kandidatin e LDK-së, kryetarin aktual Sokol Haliti.