AAK bëhet me grup parlamentar pasi i bashkohet Duda Balje

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës i është bashkuar deputetëve të AAK-së, duke arritur të formojnë kështu grupin parlamentar të AAK-së, me gjashtë deputet. Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte në një koalicion parazgjedhor me Nismën, të cilët i kanë fituar bashkë 8 deputetë.…

Lajme

11/11/2025 16:59

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës i është bashkuar deputetëve të AAK-së, duke arritur të formojnë kështu grupin parlamentar të AAK-së, me gjashtë deputet.

Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte në një koalicion parazgjedhor me Nismën, të cilët i kanë fituar bashkë 8 deputetë. Pas zgjedhjeve, Nisma është ndarë nga AAK, duke lënë partinë e Ramush Haradinajt me pesë deputetë dhe pa grup parlamentar.

Për shkak të formimit të grupit parlamentar, AAK-së iu bashkua fillimisht deputeti Adem Hoxha, të cilin më pas e përjashtuan.

Ndërsa tani pas bashkimit të Baljes me AAK-në, mund të formojnë grupin parlamentar, sipas kërkesës që duhet të jenë gjashtë deputetë.

Duda Balje me SDU-në në zgjedhjet 9 shkurtit  ka marrë një mandat apo 0.32% të votave./Lajmi.net/