AAK arriti të bëhet pjesë e Kuvendit – Ja sa vota i morën Ramush e Daut Haradinaj në vendlindje

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si edhe në shumë të tjera, partitë politike kanë marrë shumë vota në vendlindjet e krerëve të tyre. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në këto zgjedhje në Komunën e Deçanit, komunën e vetme të cilën e ka fituar AAK, e nga e cila e ka prejardhjen kreu i…

Lajme

30/12/2025 19:59

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si edhe në shumë të tjera, partitë politike kanë marrë shumë vota në vendlindjet e krerëve të tyre.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në këto zgjedhje në Komunën e Deçanit, komunën e vetme të cilën e ka fituar AAK, e nga e cila e ka prejardhjen kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Në këtë Komunë, AAK ka marrë 46,50% të votave apo gjithsej 5 mijë e 617 vota duke e lënë mbrapa VV-në me 30,86% të votave apo gjithsej 3 mijë e 728 vota.

Rezultat shumë të mirë, ka pas AAK edhe në fshatin e lindjes së Haradinajt, në Gllogjan.

Në këtë shkollë, AAK ka marrë 82,54% të votave apo 586 vota gjithsej.

Por, sa u përkrahen kandidatët për deputetë të këtij fshati, apo saktësisht vëllezërit Haradinaj.

Ramush Haradinaj në fshatin e tij të lindjes mori plotë 209 vota, ndërsa vëllai i tij Daut Haradinaj u radhit i dyti me 194 vota.

Pas tij është Zeqë Malaj me 157 vota, Besnik Tahiri me 145 vota dhe Blerim Bajramaj me 137 vota.

Nga kjo parti, 10 deputetët më të votuar deri tani janë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Agim Çeku, Time Kadrijaj, Burim Ramadani, Arber Tolaj, Lahi Brahimaj dhe Albana Bytyqi.

AAK në nivel vendi ka marrë 5,66% të votave apo 49 mijë e 698 vota. /Lajmi.net/