A ua uroi Marina martesën Dekorit dhe Adeas? (Foto)

Marina Vjollca, prezantuesja shqiptare, ishte mbrëmë në dasmën e Dekorim Sahitit, menaxherit të Babastars.

ShowBiz

27/05/2017 21:21

Për gjithë ju që nuk e keni ditur, Dekori dhe Getoar Selimi i dashuri i Marinës, kanë lidhje gjaku pasi nënat e tyre janë motra, shkruan lajmi.net

E duke qenë se kanë kaq afërsi familjare dhe duke qenë se ishte edhe në dasmë, Marina nuk ka bërë asnjë urim publik për çiftin në rrjetet sociale.

Duke mos e ndarë asnjë moment nga dasma, Marina në Instagram hodhi vetëm një foto të saj duke falënderuar ata që e rregulluan por nuk publikoi asnjë imazh të sapomartuarve, shoqëruar me ndonjë urim.

Nuk dihet se përse ajo nuk bëri një gjë të tillë, por, veprimi i saj është për t’u habitur./Lajmi.net/

Make up: @rezartagalica_mua Hair: @altinhairartist Yje jeni??

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on