A u zgjodh me qëllim Ohri si nikoqir i marrëveshjes në mes të Kosovës e Serbisë?

Takimi i pestë mes dyshes Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq do jetë për herë të parë në një vend fqinj për të dyja vendet. Ohri i Maqedonisë së Veriut do jetë nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë më 18 mars, ku pritet të firmoset edhe marrëveshja 11 pikëshe për normalizimin të raporteve. Për njohësit…

Lajme

06/03/2023 20:32

Takimi i pestë mes dyshes Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq do jetë për herë të parë në një vend fqinj për të dyja vendet.

Ohri i Maqedonisë së Veriut do jetë nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë më 18 mars, ku pritet të firmoset edhe marrëveshja 11 pikëshe për normalizimin të raporteve.

Për njohësit e fushës, bartja e dialogut nga kryeqendra evropiane në këtë vend ballkanik, u bë pasi në të kaluarën ujditë e tilla kishin sukses, njofton Klan Kosova.

E dikush që ishte pjesë e bisedimeve më parë, aranzhimin e takimit të 18 marsit e sheh më shumë të rastësishëm.

Por kështu nuk po mendon edhe një njohës i diplomacisë nga vendi mikpritës.

Mbajtja e takimit në Ohër, vlerësohet si një impuls pozitiv për anëtarësimin e RMV-së në Bashkimin Evropian.

YouTube player