A u takua Albin Kurti me Fatmir Limajn apo me ndonjë lider tjetër partiak?- Flet Konjufca
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është deklaruar sot para mediave në lidhje me shumë zhvillime politike në vend. Ai foli edhe për skenarët që parashihen të jenë sa i përket formimit të Qeverisë së Kosovës. Ndër të tjerash ai ka mohuar që nga Lëvizja Vetëvendosje saktësisht nga kreu i kësaj partie të ketë pasur…

Lajme
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është deklaruar sot para mediave në lidhje me shumë zhvillime politike në vend.
Ai foli edhe për skenarët që parashihen të jenë sa i përket formimit të Qeverisë së Kosovës.
Ndër të tjerash ai ka mohuar që nga Lëvizja Vetëvendosje saktësisht nga kreu i kësaj partie të ketë pasur takim me përfaqësues të partive të tjera politike në vend.
Madje ai tha se deri më tani ftesa e parë zyrtare që është bërë edhe publike është ajo për kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Ne deri tash s’kemi pasur kurrfarë takimi sa i përket subjekteve të tjera politike- akti i parë zyrtar që ju e keni mësuar dhe është bërë publik është letra e kryeministrit për LDK-në”, tha ai kur është pyetur nëse ka pasur takime të tjera në kuadër të koalicioneve të mundshme.
Ndryshe në media janë publikuar versione të ndryshme se Kurti ka patur takime me të parin e PDK-së, Memli Krasniqi e më vonë edhe një takim me kreun e Nisma-s, Fatmir Limaj.
Sipas Konjufcës Albin Kurti e di arsyen se pse ftesën ia dërgoi LDK-së e që sipas tij është një privilegj për këtë parti.
“Nuk mund të konfirmoj nëse do të ketë ftesë për PDK-në, por duhet të keni parasysh një gjë se s’është e rastësishme që Kurti i është drejtuar Abdixhikut. Pra nuk është shkuar në bazë të çështjeve teknike-sepse ashtu i është drejtuar PDK-së. Por kryeministri e ka pasur një qëllim kur i është drejtuar LDK-së”,shtoi ai./Lajmi.net/