A u diskutua për ndarjen e ministrive mes LDK-së e VV-së? Konjufca flet pas takimit

Glauk Konjufca ka folur pas takimit të Grupeve Punuese të VV-së e LDK-së për harmonizimin e planit të përbashkët qeverisës.

Lajme

18/10/2019 14:44

Para mediave, Konjufca ka thënë se mirëkuptimësimi i LDK-së dhe VV-së mes vete do t’i kontribuonte atmosferës së mirë të krijuar me takimin e parë, shkruan lajmi.net.

“Tashmë e keni një komunikatë se cilat ishin çështjet që u diskutuan në takimin e parë të grupeve punuese për konceptimin e qeverisjes së re. Ne mendojmë që gjëra më e mirë që mund t’I kontribuonte kësaj atmosphere do të ishte një llojë mirëkuptimësimi”, tha ai.

Tutje Konjufca foli edhe për deklaratat e nënkryetarëve të LDK-së, Agim Veliut e Lutfi Hazirit.

Tha se takimi i sotëm ka qenë pa kushtëzime.

“ Ne kemi nevojë për reformat të thella në drejtësi, arsim, administratë. Nuk është folur as për ministri e as për ndarje të resoreve të ndryshme, pra kushte nuk ka pasur”, ka thënë Konjufca.

Takimi i rradhës mes këtyre dy grupeve do të mbahet të mërkurën me fillim prej orës 15:00. /Lajmi.net/