A u dëmtua Newcastle United ndaj PSG-së, momenti diskutabil për të cilin po flet bota e futbollit

Newcastle United ka shkaktuar befasi të madhe, duke barazuar në udhëtim te Paris Saint-Germain, në Ligën e Kampionëve. Sfida e Grupit F u mbyll në fund 1:1, në stadiumin “Parku i Princave”, shkruan lajmi.net. Mbappe ishte “heroi” i Paris Saint-Germainit që shënoi nga 11-metërshi në minutën e tetë shtesë. Megjithatë, temë diskutabile në botën e…

Sport

29/11/2023 10:20

Newcastle United ka shkaktuar befasi të madhe, duke barazuar në udhëtim te Paris Saint-Germain, në Ligën e Kampionëve.

Sfida e Grupit F u mbyll në fund 1:1, në stadiumin “Parku i Princave”, shkruan lajmi.net.

Mbappe ishte “heroi” i Paris Saint-Germainit që shënoi nga 11-metërshi në minutën e tetë shtesë.

Megjithatë, temë diskutabile në botën e futbollit është akordimi i penalltisë, nga ku PSG-ja fitoi një pikë.

Gjyqtari Szymon Marciniak në fakt një herë e injoroi ankesën e lojtarëve vendas, por pas rishikimit me VAR, ai akordoi penallti.

Topi i goditur nga Dembele shkoi fillimisht në gjoksin e mbrojtësit mysafir, Tino Livrament, për të kërcyer më pas në dorën e tij.

Reagimet për këtë vendim të gjyqtarit ishin të shumta edhe nga legjendat e futbollit anglez.

Mëposhtë mund ta shikoni rastin diskutabil./Lajmi.net/