“A të dua?”, Khloe Kardashian debaton për ribashkimin me Tristan Thompson

Khloe debaton me Tristan ndërsa pranon se dëshiron një fund si në përralla, kurse ai deklaron se dëshiron që “mbretëresha e tij të kthehet”.

ShowBiz

13/11/2020 23:40

Khloe Kardashian u përpoq ta merrte Tristan Thompson në episdotin e 19-të të “Keeping Up With The Kardashians” të enjten, pasi ai deklaroi se ishte ende i dashuruar me të, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Tristan, 29 vjeç, i kishte pranuar hapur Khloés, miqve dhe familjes së saj se ai ende e donte atë, dhe vazhdonte të përpiqej ta fitonte atë në episodin, me titull ‘Love Lockdown’, ku Khloe mbeti e hutuar se çfarë të bënte.

Khloe pranoi se ajo dëshiron një ‘fund si në përralla’ pasi ylli i NBA pranoi se ai e kuptoi se nuk e bënte atë ‘më pak burrë’ për të qenë ‘thellësisht i dashuruar’ me nënën e vajzës së tij dy-vjeçare, True.

Tristan tashmë i kishte kaluar javët e kaluara duke u kujdesur për të dhe vajzën e tyre True, ndërsa Khloé luftonte me koronavirusin, duke e ushqyer dhe argëtuar atë.

“Unë dua që e dashura ime të kthehet”, shpjegoi ai për shoqen e tyre Malika Haqq, 37. “Unë dua që mbretëresha ime të kthehet.”

Por Khloé, e cila ishte mërzitur nga mashtrimi i Tristanit kur ishte shtatzënë me True dhe së fundmi kur u tradhtua me shoqen e familjes, Jordyn Woods, nuk ishte e sigurt se mund ta harronte atë.

Episodi u transmetua ndërsa u zbulua se Khloe e kishte ndjekur ish-in e saj pasi dolën zërat se ai do të ishte lidhur më parë me ish-shoqen e familjes Larsa Pippen, 46 vjeçe.

Khloe i tha Tristanit se veprimet e tij nuk ishin të njëjta me fjalët dhe se për një vit ka qenë tjetër person.

Ajo shtoi se ishte e zhgënjyer nga veprimet e njeriut të zemrës dhe se në rast se do ta falte kishte frikë se do të bëhej “Tristani i vjetër përsëri”.

Tristan tha se ai e dinte që ai ishte çrregulluar, por e dinte se çfarë donte në jetë, dhe ajo ishte Khloé.

“A të dua? Një milion për qind”, deklaroi Khloé. ‘A jam e dashuruar me ty aktualisht? Jo. Do të ishte mirë nëse do të mund të mbaroja këtë përrallë, por vetëm se keni një familje me dikë nuk do të thotë që duhet të qëndroni me dikë nëse nuk është më e mira”.

Khloé i tha Tristanit se ajo do të përpiqej të prishte muret e saj dhe t’i besonte përsëri, por në ndërkohë ajo ishte mirënjohëse për mënyrën se si ai kishte ndryshuar si nata me ditën, nga ai që ishte më pare.

‘Tani për tani, unë po jap më të mirën që mund të jap dhe po përpiqem,’ reflektoi privatisht Khloé.

“Ndihem sikur jemi në një vend të mirë dhe ka progres, dhe ka një moment të vrullshëm”, janë fjalët e yllit televiziv.

Khloé dhe Tristan kishin qenë në karantinë së bashku që kur shteti i Kalifornisë u bllokua për shkak të COVID-19.

Të dy qëndruan bashkë në një shtëpi dhe së fundi festuan edhe ditëlindjen e vajzës. /Lajmi.net/