A shtuam në peshë gjatë pandemisë? Faktet nga ekspertët
Shumë njerëz në mbarë botën kanë folur për pandeminë dhe shtimin në peshë gjatë karantinës.
Lifestyle
Por a është e vërtet se njerëzit kanë shtuar peshë gjatë kësaj periudhe? Kjo pyetje i intrigoi studiuesit dhe kështu ata vendosën të bëjnë një hulumtim.
Studiuesit rishikuan ndryshimet në peshën e pacientëve një vit para fillimit të pandemisë dhe më pas ndryshimin e peshës gjatë vitit të parë të pandemisë, transmeton lajmi.net.
Dhe rezultoi se një pjesë e mirë e tyre shtuan peshë gjatë karantinimit.
Arsyeja sipas studiuesëve është stresi i përjetuar gjatë kësaj periudhe.
Çfarë roli luan stresi në shtimin e peshës?
Duke qenë se gjatë vitit të parë të pandemisë stresi u shtua, së bashku me të pati edhe një rritje të kortizolit.
Rritja e kortizolit shoqërohet me rritjen e konsumit të ushqimeve të cilat janë të pasura me kripë, yndyrë ose të dyja.
Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se trupat tanë e tresin ushqimin më ngadalë kur janë nën stres.
Përveç kësaj, stresi dhe nivelet e larta të kortizolit lidhen me rritjen e yndyrës në zonën e barkut, gjë që i vë njerëzit në rrezik për sëmundjet e zemrës dhe të diabetit të tipit 2.
Për t’i shtuar listës së efekteve jo të shëndetshme të stresit në trup, nivelet e larta të kortizolit gjithashtu mund të zvogëlojnë masën e muskujve të ligët dhe kjo nga ana tjetër ka një ndikim në shkallën tuaj metabolike.
Sa më pak masë muskulore të ligët të keni, aq më e ulët është shkalla juaj metabolike dhe aq më pak kalori digjni kur pushoni.
Pra stresi i vazhdueshëm ndikon në cilësinë e jetës duke ju bërë të shtoni në peshë dhe të keni një shëndet të dobët.
Megjithatë jo të gjithë kanë shtuar kilogramë gjatë karantinës sepse disa njerëz i përgjigjen stresit duke mos ngrënë. Ata i injorojnë shenjat e urisë dhe kështu humbasin peshë gjatë periudhave të stresit. /Lajmi.net/