A shkaktojnë akne çokollata dhe yndyra, apo është vetëm një mit

Ekzistojnë disa mite lidhur me ndikimin që kanë disa faktorë apo ushqime në lëkurë. Ato që cilësohen si “armiqtë” e lëkurës janë yndyrnat dhe çokollata.

Lifestyle

07/09/2019 16:32

E mendojmë shumë herë ta konsumojmë apo jo një copë çokollatë apo patate të skuqura, jo vetëm për kilogramët, por edhe për efektet që mund të ketë në lëkurë, sidomos për ato që kanë fytyrë me tendencë akneike.

Por a është e vërtetë që çokollata dhe yndyrnat shkaktojnë akne?, transmeton class

Disa dermatologë nga Universiteti i New York-ut kanë konfirmuar se nuk ekziston asnjë dëshmi që këto ushqime të kenë ndikim në lëkurë.

Po ashtu, sipas studimeve të kryera, është vërtetuar se as çokollata dhe as yndyrnat nuk janë shkaktare të akneve. Kështu që, kjo gjë është thjesht një mit.