A po shtyhet formimi i qeverisë?, Gërvalla: Dihet kush do ta formojë qeverinë më 15 prill apo më vonë

Zv/kryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla ka deklaruar se “dihet kush do ta formojë qeverinë më 15 apo më vonë, kështu s’kemi çfarë diskutojmë”. Donika Gërvalla nga Lista Guxo është regjistruar sot si deputete e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Bashkë me Faton Pecin, Gërvalla është parë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës për…

Lajme

10/04/2025 13:54

Zv/kryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla ka deklaruar se “dihet kush do ta formojë qeverinë më 15 apo më vonë, kështu s’kemi çfarë diskutojmë”.

Donika Gërvalla nga Lista Guxo është regjistruar sot si deputete e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Bashkë me Faton Pecin, Gërvalla është parë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar.

Me këtë rast ajo është pyetur nga gazetarët nëse do të arrijnë të formojnë qeverinë bashkë me VV-në, ku u shpreh e bindur se dihet kush do ta formojë duke aluduar në koalicionin VV-Lista Guxo.

Ndërkohë e njëjta është pyetur se me cilat vota do të arrijnë këtë.

“Me votat e nevojshme”, deklaroi Gërvalla.

Duhet theksuar se nga Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë të jenë të bindur se do të arrijnë formimin e qeverisë- derisa dihet hapur se vetëm me mbështetjen e komuniteteve s’do arrijnë votat e mjaftueshme ndërsa nga partitë e tjera opozitare nuk po pranojnë të lidhin koalicion me VV-në./Lajmi.net/