A po punon kush? Kafe-llafe në Kuvend, deputetët ia krisin të qeshurave

  Gjatë ditës së sotme në Komisionin për Buxhet dhe Financa është dashur të raportojë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Mirëpo Murati nuk erdhi. Kjo i dha mundësi deputetëve të Kuvendit t’ia krisin muhabetit e të pijnë kaffe. Pal Lekaj me të hyrë në mbledhje të Komisionit pati një sygjerim për deputetët…

Lajme

18/10/2023 13:04

 

Gjatë ditës së sotme në Komisionin për Buxhet dhe Financa është dashur të raportojë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Mirëpo Murati nuk erdhi. Kjo i dha mundësi deputetëve të Kuvendit t’ia krisin muhabetit e të pijnë kaffe.

Pal Lekaj me të hyrë në mbledhje të Komisionit pati një sygjerim për deputetët e pjesëmarrësit tjerë në këtë mbledhje të komisionit.

‘’Keshni more pak se s’ka lidhje edhe nëse bjen Qeveria’’, tha Lekaj.

Më pas ai vazhdoi të bisedojë me deputetën Duda Balje deri kur kryetari i këtij komisioni Armend Muja filloi mbledhjen./Lajmi.net/