A po përshëndetet me Kuvendin? Balje garon zyrtarisht për asamble komunale në Prizren
Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka njoftuar se do të garojë për Asamblenë Komunale në Prizren në zgjedhjet lokale të vitit 2025. Ajo do të jetë bartëse e listës së Partisë SDU në këtë garë, raporton lajmi.net “…këtë vit, SDU forcon zërin dhe praninë e saj! Përmes një postimi në Facebook, Balje ka bërë…

Lajme
Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka njoftuar se do të garojë për Asamblenë Komunale në Prizren në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Ajo do të jetë bartëse e listës së Partisë SDU në këtë garë, raporton lajmi.net
“…këtë vit, SDU forcon zërin dhe praninë e saj!
Përmes një postimi në Facebook, Balje ka bërë të ditur se SDU këtë vit do të forcojë praninë e saj në nivel lokal, duke marrë pjesë në zgjedhje në dy komuna, Prizren dhe Dragash.
“Në komunën e Prizrenit, ne garojmë si pjesë e një koalicioni, të bashkuar me partnerë që ndajnë vizionin tonë për zhvillim dhe një jetë më të mirë për qytetarët”, ka shkruar ajo, duke theksuar se fokusi do të jetë në përmirësimin e kushteve të jetës dhe përfaqësimin e denjë të qytetarëve në institucionet lokale./Lajmi.net/