A po paralajmërohen masa të reja anti-Covid?

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se komisioni këshillëdhënës për masat kundër COVID-19 është takuar me përfaqësues të këtij institucioni për të diskutuar për shqyrtimin e masave anti-Covid.

Lajme

17/01/2022 17:07

Në këtë takim është theksuar nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të tyre nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që popullatës i është bërë thirrje që  të vaksinohen plotësisht përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Komisioni ka theksuar se janë duke u analizuar indikatorët kryesorë që pasqyrojnë situatën epidemiologjike në vend, ndërsa secili veprim apo masë që do të propozohet do të ketë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit si dhe parandalimin e formave të rënda të sëmundjes që rrisnin ngarkesën spitalore dhe vdekjet, nga varianti Omicron apo variantet e tjera në qarkullim të SARS COV-2.

MSh thekson se mekanizmat anti- COVID-19 do t’i marrin për bazë indikatorët shëndetësor për të propozuar masa sa më adekuate lidhur me COVID-19 në Kosovë.

Deri në ndryshimin e masave në fuqi, MSh u bën thirrje qytetarëve që të rrisin kujdesin dhe të vaksinohen pa humbur kohë. /Lajmi.neet/