A po largohet Lista Serbe nga Kuvendi?

Lista Serbe nuk dihet nëse do të marrë pjesë në seancën e së hënës. Kjo për faktin se në seancën e fundit, kur është miratuar buxheti i vitit 2015, deputetët e kësaj partie i kanë bojkotuar punimet në shenjë pakënaqësie për zvogëlim të buxhetit për Ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve.

 

Lajme

18/01/2015 08:33

Sipas burimeve të Gazetës Tribuna, nënkryetari i Kuvendit nga Lista Serbe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e fundit të kryesisë, kur edhe është vendosur për mbajtjen e seancës se ardhshme plenare.

Mungesa e zyrtareve të lartë të Listës Serbe është vërejtur edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ndonëse kjo mungesë ka korresponduar me vizitën e kryeministrit Aleksandër Vuçiq në Kosovë. (Gazeta Tribuna)