A po e ndihmojnë gjyqtarët Manchesterin? (Video)

Lojtari i Aston Villas, Agbonlahor u ndëshkua sot me karton të kuq ndaj skuadrës së Manchester United, por në gjirimet e ngadalsuara duket vendim i gabuar.

Sport

20/12/2014 21:55

Sulmuesi anglez ndaloi bashkëkombasin e tij, Ashley Young dhe gjyqtari vendosi për kartonin e kuq në minutën e 65-të.

Ky vendim u përcjoll me reagime të shumta nga vendasit që asesi nuk pranuan vendimin e gjyqtarit që normalisht se është i pakthyeshëm.

Aston Villa pritet të apelojë lidhur me këtë karton në Federatën e Futbollit anglez, edhe pse nuk kanë shumë gjasa për ndonjë vendim pozitiv.

Video