A na ka paralajmëruar Profeti Muhamed për ISIS-in?

Në sulme të ndara gjatë javës së kaluar, terroristët e ISIS-it vranë 39 turistë në një plazh në Tunizi, dhe afër 30 njerëz të tjerë në një xhami shiite në Kuvajt. Sulmet vijnë pas mesazheve të publikuara të ISIS, ku u bën thirrje militantëve të tyre xhihadist që të zgjerojnë operacionet e tyre gjatë muajit të Ramazanit.

Opinion

23/07/2015 09:07

ISIS ka treguar vendosmëri të paparë për ti nxjerrë nga loja të gjithë ata që marrin guximin duke mos u pajtuar me ata. Anëtarët e saj kanë masakruar Yazidit dhe të krishterët, por pjesa më e madhe e viktimave ishin myslimanë të cilin u ishin kundërvënë duke refuzuar të pranojnë autoritetin e tyre. ISIS madje ka ekzekutuar klerikun suni i cili refuzoi të betohet për besnikëri ndaj tyre, si dhe gratë myslimane të cilat nuk iu nënshtruan botëkuptimit të tyre.

Ky tipar është shpërndarë në të gjitha grupet terroriste që veprojnë në emër të Islamit. Për shembull, shumica dërmuese e viktimave të talebanëve janë gjithashtu myslimanë. Qindra myslimanë shiitë janë vrarë viteve të fundit. Dhe unë kam humbur shumë miq të ngushtë gjatë sulmeve të ngjashme mbi myslimanët ahmedinë në Pakistan, Indonezi, Bangladesh, Afganistan dhe madje edhe në Afrikë.

Pra, kur disa kritikë anti-Islam që me këmbëngulje tentojnë të na mbjellin besimin neve myslimanëve me akte të torturuesve tonë, ne i përjashtojmë ata për pandjeshmërinë e tyre.

Unë pajtohem që një pjesë e motivimit për ekstremizëm fetar, i ka rrënjët në interpretimin e çoroditur të shkrimeve të shenjta nga ekstremistët radikalë. Megjithatë, është diçka e pandershme të emërtohen shumica e myslimanëve të cilët refuzojnë interpretime të tilla, si jo të devotshëm apo “nominal”.

Një studim i ndershëm i Kuranit, tregon se sjellja e grupeve si ISIS është në kundërshtim të plotë me urdhrat e Islamit. Për shembull, Kurani konsideron se vrasja e një personi është e njëjtë me eliminimin e gjithë racës njerëzore (5:32), ndërsa përndjekjen dhe çrregullimin e konsideron si një vepër edhe më të keqe në tokë (2:217). Kurani vë theks të veçantë mbi paqen, drejtësinë dhe të drejtat e njeriut. Përkrahë lirinë e ndërgjegjes, dhe ndalon në gjithë botën dënimin për apostazi dhe blasfemi.

Në një studim të traditave të Profetit Muhamet, gjithashtu tregohet se ai na kishte paralajmëruar për rritjen e ekstremizmit fetar në këtë kohë në detaje të habitshme.

1,400 vjet më parë, ai profetizoi se do të vijë një kohë kur asgjë nuk do të mbes nga Islami përpos emrit, gjithashtu asgjë nuk do të mbetet nga Kurani përpos fjalëve të tij, dhe se shumë “xhami do të mobilohen shkëlqyeshëm por se udhëzimi do të jetë i varfër” (Mishkatul Masabih). Në këto ditë të mëvonshme, thelbi i vërtetë shpirtëror i Islamit do të jetë i humbur, dhe feja për pjesën më të madhe, do të reduktohet në një detyrim ritualistik. Ai tha se kleriku do të jetë i korruptuar dhe burim i grindjeve gjatë këtyre kohëve.

Sa e vërtetë është kjo që klerikët ekstremistë në disa pjesë të botës myslimane, abuzojnë duke predikuar ndarje dhe urrejtje.

Ai gjithashtu vazhdoi të përshkruajë grupet terroriste si ISIS, që do të përpiqen ta mbajnë peng besimin islam. Në këtë kohë të përçarjes, do të shfaqet “një grup i të rinjve të cilët do të jenë të papjekur në mendime dhe shumë qesharak”. Ata do të flasin fjalë të bukura, por do të angazhohen në veprat më të urryera. Ata do të angazhohen si në lutje dhe agjërim, sa që myslimanët e tjerë do të duken të parëndësishëm në krahasim me ata. Do të thërrasin njerëzit në emër të Kuranit, por në të vërtetë nuk do të kenë kurrfarë lidhje me atë. Kurani nuk do të shkoj përtej fytit të tyre, që do të thotë se nuk do ta kuptojnë thelbin e tij në përgjithësi, por do ta interpretojnë atë në mënyrë selektive. Profeti pastaj vazhdoi ti përshkruaj këta njerëz si “krijesat më të këqija”.

Dhe nëse e gjithë kjo skicë nuk ishte mjaft e qartë, një tjetër traditë në librin Kitab Al Fitan nga Caliph Ali, pasardhësi i katërt i Profetit Muhamed, i përshkruan këta njerëz si me flokë të gjata duke mbajtur në duar flamuj të zi. “Zemrat e tyre do të jenë të forta si hekur”, dhe do të jenë banues të Shtetit (Ashab ul Dawla). Interesant është fakti se si, ISIS i referohet vetes si Shteti Islamik apo Dawla. Më tej përmendet se ata do të thyejnë besëlidhjet e tyre, nuk do të flasin të vërtetën dhe do të kenë emra që përmend qytetet e tyre. Menjëherë na vjen në mendje, Kalifi i ISIS, Abu Bakr al Baghdadi.

Profeti Muhamed i zemëruar dhe me dhimbje i përshkruan këta keqbërës, dhe i këshillon myslimanët që të kenë kujdes nga ligësia e tyre dhe ftohen ti luftojnë ata. “Kushdo që i lufton ata është më i mirë tek Allahu”, ai deklaroi.

Reflektoni mbi këtë pikë kritike. Sa herë që ISIS vret në emër të Islamit, pretendon se ndjek urdhrat e Kuranit, ose shfrytëzon muajin e shenjtë të Ramazanit për të përhapur anarki në gjithë botën, duke e ditur qartazi se Profeti Muhamed na ka paralajmëruar për këta jobesimtar dhe na ka ftuar ti çrrënjosim ata.

Të vetmit njerëz që refuzojnë të reflektojnë në këtë pikë janë pjesëtarët e ISIS, simpatizantët e tyre, dhe ekstremistët anti-Islam që duan që bota të besojë se ISIS është i ligjshëm. Ndërkohë, njerëz të zgjuar, e shohin urtësinë profetike të Profetit Muhamed, dhe kështu mbesin të bashkuar kundër injorancës dhe ekstremizmit. /Marrë nga Huffington Post – në shqip nga lajmi.net