A mundet masturbimi të forcojë sistemin tuaj imunitar?

Masturbimi mund të jetë një rrugëdalje shumë e dobishme për lehtësimin e stresit dhe ankthit, të cilin shumë prej nesh po e ndjejnë.

Lifestyle

22/04/2020 15:25

Së pari, masturbimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për të shijuar trupin tuaj. Zvogëlon stresin dhe na bën të ndjehemi mirë duke përmbytur trurin tuaj me hormone të lumtura si dopamina dhe oksitocina, transmeton lajmi.net.

Dopamina gjithashtu mund të ndihmojë për të hequr qafe dhimbje koke ose migrenën. Dhe, nëse keni ëndrra në lidhje me koronavirusin, mund të përmirësojë gjumin tuaj.

Një studim i vogël nga viti 2004 krahasoi numrin e qelizave të bardha të gjakut të pjesëmarrësve meshkuj, para dhe pas orgazmës përmes masturbimit, dhe tregoi se ky numër ishte më i lartë pas kulmit.

Studiuesit, të cilët gjithashtu zbuluan se orgazma e masturbimit rrit përqendrimet në plazmën e adrenalinës dhe prolaktinës, që është një proteinë ​​që ka funksione të shumta, njëra prej të cilave duhet të përdoret nga qelizat e tjera që rritin imunitetin. /Lajmi.net/