A mund t’i shkëpusni kontratat e juaja me Artmotion dhe a do t’ju kthehen paratë? Ja çfarë thotë rregullorja
Pas publikimit të djeshëm nga lajmi.net, për ankesat e konsumatorëve që kanë ardhur në adresë të redaksisë sa i përket marrëveshjeve të klientëve me kompaninë Artmotion, në orët e vona ka reaguar edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ndërkaq, sot është konfirmuar se ARKEP ka inicuar ndryshimin e rregullores që ndalonte shkëputjen e marrëveshjeve…

Lajme
Pas publikimit të djeshëm nga lajmi.net, për ankesat e konsumatorëve që kanë ardhur në adresë të redaksisë sa i përket marrëveshjeve të klientëve me kompaninë Artmotion, në orët e vona ka reaguar edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Ndërkaq, sot është konfirmuar se ARKEP ka inicuar ndryshimin e rregullores që ndalonte shkëputjen e marrëveshjeve të klientëve me kompanitë televizive. Kjo vjen pas një ‘zhurme’ të madhe që u bë dje në publik nga klientët e pakënaqur që kishin paguar oferta 1-vjeçare në Artmotion për të parë edhe kanalet e DigitAlb, por këto kanale ishin larguar më 31 dhjetor të vitit 2023.
Se a mund të shkëpusni kontratën me kompanitë të cilat nuk kanë përmbushur ofertat ashtu si i keni paguar, mund të ndiqni këtë video nga gazetari i lajmi.net, Oqean Dermaku:
Gjatë javës në vazhdim, lajmi.net do të përcjell zhvillimet në këtë drejtim dhe do të njoftojë opinionin për çdo vendim rreth pakënaqësive të tyre. /lajmi.net/