A mund të përhapet virusi thjeshtë nga frymëmarrja dhe të folurit?

Vetëm frymëmarrja dhe të folurit mund të përhapin koronavirusin, paralajmërojnë një grup i njohur mjekësor.

Lajme

05/04/2020 18:25

Dr Anthony Fauci, një ekspert kryesor i sëmundjes infektive tha që tema që njerëzit të mbulojnë fytyrat e tyre në publik është një ‘diskutim shumë aktiv’, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Akoma nuk është vërtetuar nëse maskat mund të ju mbrojnë plotësisht nga virusi, apo thjesht krijojnë një mbrojtje sado të vogël.

Dr Fauci vuri në dukje se ato mund të jenë mbrojtëse, dhe sigurisht nuk do të bëjnë dëm për sa kohë që punëtorët mjekësorë kanë mjaftueshëm.

Si shumica e sëmundjeve të frymëmarrjes, koronavirusi është përhapur në pika të vogla lagështie që mbajnë grimcat e virusit.

Amerikanët tani këshillohen të qëndrojnë më shumë se gjashtë metra larg njëri-tjetrit për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, por studimet nga Universiteti i Nebraska dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) zbuluan se virusi mund të udhëtojë shumë më tej. /Lajmi.net/