A mund të marr koronavirus nga seksi?

Megjithëse virusi nuk është një infeksion i transmetueshëm seksual, kontakti i ngushtë i rrugëve të frymëmarrjes paraqet rrezik.

Lifestyle

31/03/2020 15:04

A mund të marr koronavirusin nga seksi?

Nëse jetoni me një partner dhe ndani të njëjtën hapësirë ​​rregullisht, seksi nuk duhet të jetë problem, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Kjo vetëm nëse ju dhe partneri juaj nuk shfaqin ndonjë simptomë të koronavirusit, përfshirë një temperaturë të lartë dhe një kollë të thatë të vazhdueshme.

Nëse ndonjëra prej jush tregon simptoma të virusit, duhet t’i përmbaheni këshillave për distancimin shoqëror dhe të izoloheni në një dhomë tjetër.

 Can coronavirus be transmitted through sexual intercourse?

A mund të marr koronavirusin nga puthja?

Edhe pse sëmundja nuk është përhapur përmes ndonjë mënyre intimiteti seksual, ajo mund të transmetohet si rezultat i një kontakti të ngushtë.

Sëmundja mund të përhapet përmes pikave të ujit dhe mukusit nga hunda dhe goja si rezultat i kollitjes dhe teshtitjes.

Prandaj, puthja mund ta rrezikojë një person nga virusi. /Lajmi.net/

 Since coronavirus is transmitted through droplets of water and mucus as a result of sneezing and coughing, kissing can be a risk factor