A mund të infektoheni dy herë nga koronavirusi?

Koronavirusi po pushton globin.

Lifestyle

26/02/2020 13:58

Janë paraqitur 11 raste të vdekjeve nga koronavirusi në Itali. Kjo novelë e koronavirusit apo COVID-19, ka infektuar më shumë se 80,000 njerëz rreth globit dhe ka shkaktuar 2,700 vdekje, shumicën në Kinë.

Koronavirusi ka goditur edhe Londrën, që dita ditës po bëhet edhe më shqetësuese, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.

A mund të infektoheni dy herë nga ky virus?

Një profesor nga Shkolla e Mjekësisë në Singapor, i quajtur Eng Eong Ooi tha se shumë shpejtë ju mund të dini se sa gjatë njerëzit mund të qëndrojnë të sigurt nga koronavirusi nëse trupi i tyre vëren ndonjë simptomë.

Sidoqoftë, është shumë me rëndësi që njerëzit e infektuar nga koronavirusi të menaxhojnë mirë higjienën e tyre dhe të pastrojnë duart mirë.

Nëse dikush nga personat ishte infektuar nga ky virus dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore, të kenë kujdes të veçantë sepse është e mundur që tek disa persona të rikthehet përsëri. /Lajmi.net/