A mund ta ndërrojmë procesin e plakjes duke injektuar gjak të rinjve tek të moshuarit?

Në një mëngjes të gushtit në vitin 2008, Tony Wyss-Coray ishte ulur në një sallë konferencash në spitalin Palo Alto në Kaliforni, dhe po priste të fillojë takimi i përjavshëm mbi punën e laboratorit të tij. Wyss-Coray, një profesor i neurologjisë në Universitetin e Stanfordit, i printe një grupi të studiuesve të rinj, që po studionin plakjen dhe neurodegjenerimin. Por një anëtar i laboratorit i cili ishte planifikuar të flasë atë ditë kishte marrë në duar një projekt radikal, pasi kishte disa rezultate interesante për ti ndarë me kolegët e tij, shkruan TheGuardian.

Bota

05/11/2015 20:57

Saul Villeda, një student me flokë të zeza dhe me mjekër me maje, kishte kaluar vite të tëra në kërkime që shkenca i quan ‘mjekësi spekulative e mesjetës’. Ai po studionte nëse njerëzit e vjetër mund të bëhen të rinj përmes injektimit të gjakut të rinjve. Por teoria e tij me sa duket nuk ishte edhe aq absurde, transmeton lajmi.net.

Plakja 2Villeda kishte kryer studime provuese me disa minj të laboratorit të cilët i kishte furnizuar me një gjak të përbashkët për disa javë. Minjtë e rinj kishin marrë gjakun e minjve të vjetër, derisa minjtë e vjetër atë të rinjve. Villeda dëshironte të shihte efektin në trurin e tyre. Dhe rezultatet ishin befasuese, pasi neuronet e plakjes së trurit humbën lidhjet e tyre dhe filluan të vdesin, në fund truri u zvogëlua dhe u bë më pak efektiv. Rajoni i quajtur hoppocampus është vendimtar për kujtesën dhe të mësuarit, dhe është një prej rajoneve të para që përkeqësohen me kalimin e viteve (plakjen), duke shkaktuar kështu njerëzve procesime më të dobëta në mendime dhe të kujtuarit.

Plakja 4Dhe tani ky ekip është duke shqyrtuar mundësinë që të merren me seriozisht me këtë hulumtim pasi besojnë së një gjë e tillë mund të jetë realitet, por ajo çfarë u nevojitet më shumë është koha dhe vullnetarët me të cilin do të mund të kryenin qind për qind studimin. (lajmi.net)