A mendoni që i dashuri juaj po mundohet të dominoj? Këtu gjeni disa nga shenjat

Përveç shumë gjërave që ndikojnë në funksionimin e një lidhje, dashuria, respekti dhe besimi janë në top të listës.

Lifestyle

13/09/2019 13:51

Fatkeqësisht, edhe pse dashuria dhe respekti mund të jenë gjithmonë prezente, ndodh shpesh që barazia në mes çiftit ndonjëherë mos të jetë në një rrugë, duke bërë kështu që njëri partner të ndjehet më madhështor se tjetri.

Disa herë duket se njëri partner mundohet të marr në kontroll situata të ndryshme, ndërsa tjetri do të ndjek rrugën e tij/saj, raporton “ETimes”, transmeton lajmi.net.

Vazhdoni të i lexoni disa nga shenjat që tregojnë se partneri/partnerja është duke munduar apo po dominon në lidhjen tuaj.

Mungesë e hapësirës personale

Kjo është njëra nga shenjat më të zakonshme të një partneri dominues. Ata ju shpenzojnë shumë kohë dhe energji sa që ju nuk mund as edhe të jeni në dijeni për këtë.

Ata dëshirojnë vëmendje gjatë gjithë kohës

Një partner dominues po ashtu dëshiron të ketë vëmendjen e juaj gjatë gjithë kohës. Nevojat e tij/saj vinë para se nevojat e juaja.

Ai/Ajo i merr të gjitha vendimet

Pa marr parasysh se për çfarë jeni duke vendosur, ai apo ajo i merr të gjitha vendimet. Duke i përfshirë ato më të rëndësishmet e deri tek më të thjeshtat.

Disa ekspert thonë se në disa lidhje pranohet që njëri të jetë më dominant se tjetri. Mirëpo, nëse ju jeni në një lidhje dhe keni parë që i dashuri apo e dashura është duke dashur të dominoj dhe kjo po ju pengon dhe po ju bënë të ndjeheni më pak të rëndësishëm, atëherë është mirë të flisni për këto gjëra. /Lajmi.net/