A kthehet Messi? Përgjigja e presidentit të Barcelonës është pozitive

Skuadra e Barcelonës luajti të dielen në La Liga, por dështoi të fitonte si mysafire e Getafes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të. Një tifoz inçizoi momentin e takimit me presidentin e klubit katalunas, Joan Laporta dhe ia ka bërë një pyetje rreth Lionel Messi, shkruan Lajmi.net A do të kthehet Messi? Ishte…

Sport

17/04/2023 09:29

Skuadra e Barcelonës luajti të dielen në La Liga, por dështoi të fitonte si mysafire e Getafes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të.

Një tifoz inçizoi momentin e takimit me presidentin e klubit katalunas, Joan Laporta dhe ia ka bërë një pyetje rreth Lionel Messi, shkruan Lajmi.net

A do të kthehet Messi? Ishte pyetja e tifozit, kurse përgjigja e presidentit spanjoll ishte e shkurt: PO!

Lionel Messi është ende nën-kontratë me Paris Saint-Germain, por kjo skadon në qershor të këtij viti dhe bisedimet me klubin francez janë duke vazhduar ende.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka marrë edhe oferta tjera, përfshi këtu Al Hilal, nga Arabia Saudite, që flitet se ka ofruar një shumë marramendëse për të, rreth 400 milionë euro në sezon./Lajmi.net/