A kishte shqetësime gjeneral Clark se serbët mund të rifuteshin sërish në Kosovë në gusht ’99? – Tregon Drukee
Michael Durkee, ish-këshilltari i Wesley Clark, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Michael Durkee, po merret në pyetje nga prokurorja Silvia D’Ascoli, ku u pyet se a ka qenë në dijeni se ish-presidenti, Hashim Thaçi e kishte ngritur çështjen e paramilitarëve, të cilët vazhdonin të ishin aktiv edhe gjatë gushtit të ’99, shkruan lajmi.net.…
Lajme
Michael Durkee, ish-këshilltari i Wesley Clark, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Michael Durkee, po merret në pyetje nga prokurorja Silvia D’Ascoli, ku u pyet se a ka qenë në dijeni se ish-presidenti, Hashim Thaçi e kishte ngritur çështjen e paramilitarëve, të cilët vazhdonin të ishin aktiv edhe gjatë gushtit të ’99, shkruan lajmi.net.
Drukee: E kemi dëgjuar në vazhdimësi kishim dijeni te fakti se kishte grupe paramilitare dhe se jepnin informacione të brendshme.
Ascoli: A ishit në dijeni se në gusht të ’99, situata ishte përshkallëzuar aq shumë sa që Serbia ishte e gatshme të ishte sërish e pranishme në Kosovë për një rimësymje tjetër?
Drukee: Po.
Ascoli, lexon dokumentet: The Indipendent raporton se trupat serbe po grumbullohen në kufi dhe janë të gatshëm për të pushtuar Kosovën në çdo moment, tha një gjeneral i armatës jugosllave gjeneral Radovan Llazraroviq komandant i korpusit të Prishtinës në armatën jugosllave.
Vazhdon: Ai i ka thënë gazetës Nedeline Telegraph, se Beograd do të fus trupat e tij në Kosovë, nëse Bashkësia Ndërkombëtare nuk respekton kushtet e marrëveshjes me të cilën i është dhënë fund konfliktit mbi këtë krahinë nëse Bashkësia Ndërkombëtare nuk pranon të zbatoj se për çfarë ka rënë dakord do të na duhet të përdorim forcën për të rimarr krahinën tonë, kishte thënë Llazaroviq.
Ascoli: Ai kishte thënë se armata jugosllave është e gatshme të kthehet me forcë në Kosovë, a ju kujtohen këto tensione?
Drukee: Nuk më kujtohet konkretisht ky dokument, por e di se ka pasur kërcënime të vazhdueshme të kësaj natyre.
Ascoli: A ju kujtohet se edhe gjeneral Clark ka qenë i shqetësuar se serbët mund të rifuteshin në Kosovë apo të përfshiheshin në beteja të tjera?
Drukee: Besoj se gjeneral Clark, ka qenë në dijeni të këtyre raporteve, nuk jam i sigurt nëse i ka marrë seriozisht apo jo sepse ne deri në një masë të caktuar më shumë i konsideronim si deklarata publike për të shpërqendruar vëmendjen. /Lajmi.net/