“A ki naj avokat të hajrit” – Deputeti i PDK-së publikon bisedën ku pretendohet se po flet “Lule Gjeli” me zëvendësministrin e Qeverisë Kurti
Personazhi i “Lule Gjelit” është ndër më të përfolurit ditët e fundit. Nga zbulimet e fundit, ai po del të jetë shumë i afërt me njerëzit e zyrtarët e VV-së, transmeton lajmi.net. Ky personazh në Facebook njihet për lajmet e rreme dhe propagandën kundër kundërshtarëve të kryeministrit, Albin Kurti. “Lule Gjeli”, që po raportohet nga…
Lajme
Personazhi i “Lule Gjelit” është ndër më të përfolurit ditët e fundit.
Nga zbulimet e fundit, ai po del të jetë shumë i afërt me njerëzit e zyrtarët e VV-së, transmeton lajmi.net.
Ky personazh në Facebook njihet për lajmet e rreme dhe propagandën kundër kundërshtarëve të kryeministrit, Albin Kurti.
“Lule Gjeli”, që po raportohet nga gazetari Berat Buzhala se e ka emrin Gent, duket ka afërsi të madhe me zyrtarët e pushtetit sa që edhe i pyet se ku të gjejë avokat.
Të paktën, kështu duket në një bisedë të publikuar nga Buzhala dhe të shpërndarë nga deputeti i PDK-së, Artan Behrami.

“A ki naj avokat të hajrit që mkryn punë në Prishtinë”, kështu raportohet t’i ketë shkruar Genti zëvendësministrit Zogiani.
“Krejt lloma janë valla. Ne penale apo civile”, ia kthen Zogiani. Kurse, “Lule Gjeli” i përgjigjet “Penale”.
Në bazë të fotografisë të shpërndarë nga Buzhala dhe Behrami, afërsia e tyre duket se tejkalon edhe temat politike, pasi shihet që Genti ia ka dërguar një fjalim të aktorit të njohur, Jim Carrey.
Avni Zogiani ende nuk ka komentuar autencitetin e kësaj bisede se nëse ekziston me të vërtetë apo jo.
Siç po raportohet, ende nuk ka konfirmim zyrtarë, Prokuroria ka filluar hetimet ndaj “Lule Gjelit” dhe veprimtarisë së tij.
Për këtë bisedë të publikuar, Behrami ka shkruar një postim në Facebook.
“Tërë ditën e kanë gojën plot kundër Vuçiqit, ndërsa natën e jetojnësojne ëndrrën e serbëve për nxitjen e përçarjes në Kosovë. Është mirë me fillu nga Avnia, te Dejona e deri te Kurti me kërku avokat të mirë. Edhe për civile, edhe për penale. Sepse ju keni edhe propagandues, edhe hajna!”, shkroi ndër të tjera Behrami./lajmi.net/