“A keni me lajmëru diçka? Kurgjo veç tesha t’vjetra” – Kështu kontrollohen veturat në Merdare nga doganierët kur ka diçka të dyshimtë
Pika kufitare në Merdare është një nga pikat më të mëdha doganore në Kosovë. Dogana në Merdare çdo ditë ka fluks të madh të autobusëve, automjeteve dhe kamionëve. Ekipi i lajmi.net ka realizuar një kronikë për të parë se si bëhet kontrollimi doganor në këtë pikëkalim kufitar. Bardh Valaku udhëheqës i ndërrimit thotë se procedurat…

Lajme
Pika kufitare në Merdare është një nga pikat më të mëdha doganore në Kosovë.
Dogana në Merdare çdo ditë ka fluks të madh të autobusëve, automjeteve dhe kamionëve.
Ekipi i lajmi.net ka realizuar një kronikë për të parë se si bëhet kontrollimi doganor në këtë pikëkalim kufitar.
Bardh Valaku udhëheqës i ndërrimit thotë se procedurat doganore që zbatohen në këtë pikë janë: kontrolli i automjeteve dhe autobusëve si dhe pranimi i dokumenteve fillestare dhe drejtimi në terminale të caktuara.
“Jemi në pikëkalimin kufitar në Merdare. Një prej pikëkalimet më të mëdha në Kosovë me një fluks të madh të veturave, maunave dhe autobusave. Procedurat doganore që zbatojmë këtu janë: kontrolli i automjeteve dhe autobusëve si dhe pranimi i dokumenteve fillestare dhe drejtimi në terminale të caktuara”, thotë ai.
Valaku tregon për mjetet që janë të dyshuara vazhdojnë në kontrollim më të detajuar.
“Nëse kemi dyshim tjetër, i themi se duhet kontroll më të thellë. Në kabinë atje ku kemi skanerë dhe bëhet kontrolli më i detajuar i automjeteve apo autobusëve”, shtoi ai./Lajmi.net/
Për më shumë shikoni videon e plotë: