A keni imagjinuar ndonjëherë se si duket aeroplani i Presidentit të SHBA-ve!? (FOTO)

"Air Force One" është një nga simbolet më të njohura të presidencës së SHBA-ve. Për ta dërguar presidentin kudo në botë, ky avion i Shefit Ekzekutiv është qendër lëvizëse e komandës ushtarake, zyrë dhe hotel. (lajmi.net)

Fun

22/01/2015 15:16

John F. Kennedy ishte presidenti i parë për të cilin u dizajnua një avion posaqërisht për të. Dy fluturake të cilat tani janë në shërbim të presidentit Obama. Në bordin e tyre ë gjithçka që do ti nevojitej presidentit për përmbushjen e nevojave në raste emergjente.

Secili nga këta dy aeroplanë të presidencës ka një hapësirë prej 370 metra katrorë në 3 kate. Aty ka një repart mjekësor që është i lidhur me dhomën operative dhe një mjek është çdoherë prezent. Dy kuzhinat mund t’i shërbejnë 100 personave në të njejtën kohë. Dhoma e madhe e konferencave shërben edhe si dhomë e ngrënjes.

Aty ka hapësira të veçanta për këshilltarët presidencial, agjentët e shërbimit sekret, gazetarët dhe të ftuar të tjerë. Air Force One mund të rimbushet me karburant përderisa është duke fluturuar dhe është i pajisur me pajisje telekomunikimi të teknologjisë më të avancuar.

Hapësira private të presidentit në Air Force One përbën një dhomë fjetje, banjo, një dhomë për ushtrime dhe zyra e punës.

Mekanikët e njësisë së 89’të të transportit të vendosur në një lokacion njëzet milje larg shtëpisë së bardhë, janë përgjegjës për mirëmbajtjen e fluturakeve presidenciale. Aeroplanët janë të përkryer; janë të lustruara me dorë së paku njëherë në javë, në një hangar shumë të sigurtë.

Zakonisht disa aeroplanë kargo dërgohen para se Air Force One të fluturojë, për të bartur limuzinat, veturat e shërbimit sekret dhe ndonjëherë edhe helikopterin Marine One.