A ka mbrojtje të afërt e fuqishmja brenda VV-së, Dejona Mihali? – Flasin nga Policia e Kosovës!
Disa media kanë raportuar se një zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë nën mbrojtje të afërt, duke përfshirë edhe publikimin e një fotografie ku ajo shihej në një lokal së bashku me një polici nga Njësia Speciale Operative. Sipas raportimeve, në foto ishte Marigona Beadini, pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, e cila…
Lajme
Disa media kanë raportuar se një zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë nën mbrojtje të afërt, duke përfshirë edhe publikimin e një fotografie ku ajo shihej në një lokal së bashku me një polici nga Njësia Speciale Operative.
Sipas raportimeve, në foto ishte Marigona Beadini, pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, e cila supozohej të siguronte mbrojtjen e zyrtares.
Megjithatë, Policia e Kosovës ka hedhur poshtë këto pretendime.
Në një përgjigje me shkrim për lajmi.net, Zyra e Informimit e Policisë thekson se nuk ka ofruar mbrojtje të afërt për personin në fjalë:
‘’Lidhur me interesimin tuaj, u njoftojmë se Policia e Kosovës nuk ka ofruar mbrojtje të afërt personit për të cilën pyesni’’, thuhet në përgjigjien e tyre./lajmi.net/