Të Infektuar: 40.117

Të Shëruar: 25.586

Të Vdekur: 1.026

A ka kërkuar Isco largimin nga Reali? Kjo është përgjigja e Zidanes

21:40 | 21 Nentor 2020

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane s’ka pranuar të flas për mesfushorin Isco.

Spanjolli thuhet se ka kërkuar nga klubi ta lejojë të largohet në afatin dimëror, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, përgjigja e teknikut francez ishte se Isco është pjesë e klubit madrilen.

“Asgjë. Nuk do flasim çfarë ndodh brenda klubit. Isco është në klub dhe kjo është”, u shpreh ai.

Ndeshja e radhës për Realin është kundër Inter Milanit në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/