A ju mbron pirja e duhanit kundër koronavirusit?
Si ndikon koronavirusi tek duhanpirësit?
Lajme
Një artist me famë botërore David Hockney shkroi një letër në Daily Mail duke thënë se ai besonte se pirja e duhanit mund të mbronte njerëzit kundër koronavirusit, transmeton lajmi.net.
Kuptohet që pretendimi u tërhoq si shumë qesharak nga shumë njerëz.
Një ekspert kryesor i sëmundjes infektive në University College London, Profesor Francois Balloux, tha se ekzistojnë prova ‘çuditërisht të forta’ që mund të jenë të vërteta.
Daily Mail shkruan se një studim tjetër, nga Qendrat e Amerikës për Kontrollin e Sëmundjeve të mbi 7000 personave që testuan pozitivisht për koronavirus, zbuloi se vetëm 1.3 për qind e tyre ishin duhanpirës, kundër 14 për qind të të gjithë amerikanëve.
Provat që vijnë nga studimet shkencore janë konfliktuale dhe disa thonë që mjekët janë thjesht shumë të zënë për të parë me saktësi zakonet e duhanit të gjithëve.
Disa studiues sugjerojnë se pirja e duhanit mund të kthejë njërën nga mënyrat me të cilat Covid-19 dëmton mushkëritë ndërsa të tjerët argumentojnë se dëmtimi i mushkërive i shkaktuar nga tymi i bën organet më të ndjeshëm ndaj dështimit. /Lajmi.net/