A janë të sigurta bisedat në Whats App?

Ekspertët thonë se e gjithë biseda në Whats App mund të vidhet nga hakerët e ndryshëm. Të metat e Android mund të përdoren për të lejuar hakerët që të lexojnë bisedat në Whats App, deklarojnë ata. Eksperti holandez i sigurisë, Bass Bosschert tha se të metat në sistemin Android lejojnë që bisedat të lexohen nga…

Auto & Tek

15/03/2014 11:50

Ekspertët thonë se e gjithë biseda në Whats App mund të vidhet nga hakerët e ndryshëm. Të metat e Android mund të përdoren për të lejuar hakerët që të lexojnë bisedat në Whats App, deklarojnë ata.

Eksperti holandez i sigurisë, Bass Bosschert tha se të metat në sistemin Android lejojnë që bisedat të lexohen nga hakerët dhe të dërgohen diku tjetër. Ai frikësohet se sistemi Android mund të përdoret nga hakerët për të krijuar aplikacione “mashtruese”.

“Baza e të dhënave e Whats App ruhet në kartën SD, e cila mund të lexohet nga çdo aplikacion Android, nëse përdoruesi vendosë që karta SD të ketë qasje. Dhe shumica e njerëzve lejojnë që çdo kush të ketë qasje në kartën SD, andaj ky është një problem”, tha Bosschert.