A janë duke u zhdukur xhinset e ngushta?

Xhinset e ngushta janë një prej trendeve që kanë refuzuar të zhduken, por janë shenja ku po shihet se pas 20 vjetëve, kto jinse po dalin nga moda.

Lifestyle

16/07/2019 22:30

Një raport i ri global, i bazuar në një analizë të blerjeve online (me më shumë se 60 milion klikime), po tregojnë se më në fund jinset e ngushta, janë duke e humbur “kontrollin” dhe po dalin nga trendi, për shkak se sot blerësit sidomos femrat, janë duke preferuar stile më të lirshme dhe më të rehatshme, sidomos stilin e jinseve të viteve 90-ta, raporton “The Guardian”.

Studimi nga faqet e internetit u bë konkretisht në Londër, tregon se tani jinset me prerje më të gjerë, sidomos tek këmbët , është tani njëra prej prerjeve më të kërkuara, ose ndyshe te njohura si “xhinse mom”, “Boyfriend” etj, transmenton lajmi.net.

Këto xhinse tani janë prirje globale, po thuajse çdo ditë rreth 200.000 gra i klikojnë ose edhe i blejnë online këto lloj xhinse./Lajmi.net/