A ishte reagimi i Dafina Zeqirit kundërpërgjigje ndaj Ledri Vulës?

18:15 | 16 Prill 2019

Ka ardhur reagimi i Dafina Zeqirit, pas deklaratës së Ledrit për fjalorin e repereve femra

Ledri Vula mbrëmë e ka publikuar një Instastory pranë të cilit ka sqaruar gjithçka lidhur me një deklaratë që e ka dhënë në NIN për reperet femra, shkruan lajmi.net.

“Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve siç edhe na. E di që munden me bë reptura shumë ma të mira pa pas nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”, kishte shkruar Ledi Vula ndërsa lidhur me të njëjtën çështje ka folur sot edhe Dafina Zeqiri.

Këngëtarja po ashtu e ka publikuar një foto në Instastory pranë të cilës ka folur për reperet femra të cilat mendon se kanë qenë të nevojshme për tregun e muzikës.

“Mua po më vjen mirë që po ka femra repere që nuk shfajësohen, se ka pas një mungesë shumë të madhe. Jena mësu me dëgju muzikë anglisht ku gjithmonë ka pas hip/rep, femra/meshkuj. Po te na? Jo. Jena kon shumë pak veta, t’flas për veti që e kemi bërë dhe e dëgjojmë për qejf”, tha Dafina Zeqiri duke lënë një porosi për të gjitha reperet shqiptare që të mos konkurrojnë me njëra-tjetrën se konkurenca është e madhe dhe se u duhet mbështetja e njëra-tjetrës.

Dafina nuk e ka përmendur emrin e Ledrit në postim, mirëpo duke e pasur parasysh se diskutimi më i afërt është bërë nga ai dyshohet se ishte kundërpërgjigje ndaj tij./Lajmi.net/