A ishte Haradinaj në banketin pas negociatave të 99-tës? – Duncan nuk e sheh në fotografi, tregon çka u bisedua aty

Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë edhe sot. Ai ka filluar dëshminë pasi është pyetur nga prokurori në lidhje me një intervistë të Ramush Haradinajt, i cili atë kohë deklaronte se nuk kishte qenë pjesë e “banketit” pas negociatave, ndërkaq Duncan dje kishte përmendur edhe emrin e tij…

Lajme

23/09/2025 10:16

Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë edhe sot.

Ai ka filluar dëshminë pasi është pyetur nga prokurori në lidhje me një intervistë të Ramush Haradinajt, i cili atë kohë deklaronte se nuk kishte qenë pjesë e “banketit” pas negociatave, ndërkaq Duncan dje kishte përmendur edhe emrin e tij në listën e të pranishmëve.

Duncan u pyet për emrat e të gjithë komandantëve të zonës që kanë qenë aty, për çka tha se nuk mund t’i kujtoj dot.

Në lidhje me negociatat dhe banketin pas tyre, Duncan tregoi për rëndësinë e secilës.

” Ajo çfarë Ramush Haradinaj tha, është një përshkrim shumë i saktë i negociatave. Banketi ka ndodh më pas. ai ka qenë një pjesë e rëndësishme e diskutime por nuk kishte negociata. Negociatat thjeshtë kishin të bëjnë me formulimin e tekstit, me diskutimet lidhur me tekstin, por nga ana tjetër ngrënja e një kafshate bukë ishte diçka tjetër, diskutim i përgjithshëm. Sikurse mund të shihet shumë qartë, nuk është një person që e udhëheq diskutimin por ka shumë njerëz që shprehin mendimin e tyre. Është një proces shumë i rëndësishëm por nuk është negociatë. Negociatat siç e patë më herët, ndodhën në një sallë tjetër, ku kemi shkëmbyer mendimet, opinionet për pikat e caktuara kemi pas edhe përkthim. Në banket nuk kishte përkthyes, ishin thjeshtë biseda të lira, diskutime të strukturuara lidhur me negociatat”, ka thënë ai. /Lajmi.net/