A ishin masonët ata që ftuan Jahjagën në Beograd
Kosova ishte e ftuar në një ngjarje madhore evropiane, mirëpo presidentja Atifete Jahjaga vendosi ta anulojë pjesëmarrjen e saj. Bëhet fjalë për Konferencën e Komisionit Trilateral, e njohur ndryshe si Qeveria Botërore nën hije.

Lajme
Përveç tre themeluesve të kësaj Konferencë aty do të jenë edhe Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia.
Shumica e anëtarëve të Trilateralit mbahen në fshetësi strikte, kështu që vetëm pak nga ata që e udhëheqin dihet kush janë.
Kjo Konferencë, të cilën organizatorët e kanë paralajmëruar si “ngjarjen më të rëndësishme që nga varrimi i Josip Broz Titos”, mbahet në hotelin “Cwon Plaza”, pa praninë e publikut dhe mediave, transmeton indeksonline.
Vetëm një televizion e ka marrë të drejtën që të xhirojë në këtë Konferencë, derisa të gjitha fjalimit do të mbahen larg opinionit dhe pas dyerve të mbyllura.
Jack Claude Trichet
Sesionin e këtij organi evropian Trilateral e ka hapur ish shefi i Bankës Qendrore Evropiane dhe presidenti i Trilateralit, Jack Claude Trichet, kurse temat janë Ballkani dhe BE-ja, si dhe kriza në Ukrainë. Pritet pjesëmarrja e 165 anëtarëve të Trilateralit, në mesin e të cilëve janë ish kryeministra, politikanë, bankier…
Ka qenë e paralajmëruar edhe pjesëmarrja e presidentes së Kosovës në këtë Konferencë, por ajo e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të, siç thuhet, disa apsekteve të organizimit dhe situatës politike në të cilën ndodhet vendi.
Aty do të jenë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryesuesi i presidencës së Bosnjës Bakir Izetbegoviq, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik.
Në këtë Konferencë nuk është ftuar asnjë përfaqësues i Shqipërisë.
Trilateralen e kanë themeluar në vitin 1973, biznesmeni amerikan David Rockfeller dhe Zbignjev Bzhezhinski, ish këshilltar për siguri i presidentit amerikan, Jim Carter.