A ia la grumbull Nagavci punët në ministri?, Çeku: S’kam mundur t’i përcjellë zhvillimet e fundit për shkak të punës së madhe

Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hajrullah Çeku para fillimit të seancës së Kuvendit ka thënë se para deputetëve do ta paraqes projektligjin për maturën shtetërore. “Unë jam ministër i Arsimit, siç mund ta dini tashmë. Sot para deputetëve do të paraqes projektligjin për provimin e maturës shtetërore, besoj një projektligj i rëndësishëm për…

Lajme

10/04/2026 10:55

Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hajrullah Çeku para fillimit të seancës së Kuvendit ka thënë se para deputetëve do ta paraqes projektligjin për maturën shtetërore.

“Unë jam ministër i Arsimit, siç mund ta dini tashmë. Sot para deputetëve do të paraqes projektligjin për provimin e maturës shtetërore, besoj një projektligj i rëndësishëm për nxënësit tanë, për prindërit dhe për të gjithë sistemin arsimor. T’ju them të drejtën, për shkak të vëllimit të punëve atje në Ministri, nuk kam mund t’i përcjell shumë zhvillimet e fundit dhe ata që kanë qenë të angazhuar në këto çështje i dinë hollësitë më mirë se unë dhe besoj që janë personat më adekuatë për t’i pyetur”, tha Çeku.

Qeveria e Republikës së Kosovës më tre prill , në mbledhjen e saj ka miratuar projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e cilësisë dhe besueshmërisë së sistemit arsimor në vend.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti theksoi se përmes këtij projektligji vendoset një standard i ri i seriozitetit dhe meritokracisë në arsim, duke e konsoliduar Provimin e Maturës si një mekanizëm të drejtë dhe të besueshëm për të gjithë nxënësit. Sipas tij, kjo reformë i jep vlerë punës së nxënësve dhe i garanton shoqërisë një sistem arsimor më të drejtë, më të besueshëm dhe më konkurrues.