A flasin mes vete Rita Ora dhe Dua Lipa? (Foto/Video)

Këngëtaret kosovare me famë ndërkombëtare, çdo ditë e më shumë po ngriten në majat e suksesit.

ShowBiz

26/06/2017 12:32

Padyshim që ne jemi krenar me paraqitjet e tyre, pasi ka rast kur në të njëjtën skenë performojnë vajzat kosovare, shkruan lajmi.net.

Së fundi ka rastis që Dua Lipa dhe Rita Ora të jenë të pranishme në të njëjtin event, në festivalin “Glastonbury” në Londër.

Në disa imazhe që janë shpërndarë nga Dua dhe Rita, që të dyja janë fotografuar me këngëtaren e njohur Charlie XCX.

Por, a flasin mes vete këto këngëtare?

Në bazë të asaj që shohim si në këtë paraqitje ashtu edhe në disa të tjera, nuk shohim ndonjëherë Ritën dhe Duan pranë njëra-tjetrës, gjë që na bën të dyshojmë se ato nuk flasin mes vete. /Lajmi.net/