A është takuar me Vanesën pas Ferma VIP? Indri Shiroka: E meritoj një përgjigje

Indri Shiroka ka qenë i ftuar në emisionin “Mes’Dritë” në Vizion Plus, ku ka folur për përjetimet e tij pas largimit nga “Ferma VIP” si dhe për marrëdhënien e tij me Vanesa Sonon. Aktori është shprehur se periudha pas daljes nga formati ka qenë e vështirë për t’u përshtatur. “Nuk është i thjeshtë kalimi nga…

ShowBiz

01/06/2026 16:20

Indri Shiroka ka qenë i ftuar në emisionin “Mes’Dritë” në Vizion Plus, ku ka folur për përjetimet e tij pas largimit nga “Ferma VIP” si dhe për marrëdhënien e tij me Vanesa Sonon.

Aktori është shprehur se periudha pas daljes nga formati ka qenë e vështirë për t’u përshtatur.

“Nuk është i thjeshtë kalimi nga gjithë ai presion në reality shou në jetën normale. Ndonjëherë jam konfuz, por në përgjithësi jam i qetë. Kam ardhur për të takuar djalin tim dhe do rri disa ditë me të”, u shpreh ai.

Sa i përket raportit me Vanesën, Shiroka tha se i ka dërguar një mesazh dhe pret përgjigje prej saj.

“I kam shkruar një mesazh Vanesës. I thash që kam shumë qejf ta takoj. Por nuk më ka kthyer përgjigje. Unë besoj që meritoj një përgjigje. Të gjithë meritojnë një përgjigje, i pëlqen apo jo është punë tjetër. Pas gjithë pluhurit që është ngritur pas ngjarjes sonë, mendoj që gjëja minimale është të ulemi privatisht në një tavolinë dhe të flasim”, theksoi mes tjerash.

“Vanesa nuk është ndjerë mirë dhe mua më vjen keq. Por fakti që unë kam vendosur ta bëj publike fundin e historisë ka patur një arsye shumë konkrete, sepse ajo histori ka nisur para kamerave dhe ka patur atë kontekst. Unë nuk kisha më ndjesi dhe nuk e dija kur do dilja, prandaj më duket normale ajo letër”.

Shtoi po ashtu se diferencat emocionale kanë ndikuar në raportin me Vanesën.

“Siç e kam shkruar te letra një nga arsyet ka qenë diferenca në emocione. Vanesa ka qenë vërtetë shumë e përfshirë. Unë nuk kam rënë në dashuri. Vetëm i kam dhënë një shans vetes, që mund të arrija edhe unë në atë nivel përfshirje, por nuk arrita”.