A është qumështi i gjirit i shëndetshëm për fëmijën?

Dr.Cynthia Colen, një profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Ohajos në SHBA, ka analizuar për herë të parë një mostër të disa familjeve ku një ose më shumë fëmijë ishin ushqyer me gji dhe të atyre me qumësht lope. Në kontrast të dukshëm me këshillat ndërkombëtare mjekësore, ajo gjeti se, ata që ishin ushqyer me…

Lifestyle

28/02/2014 13:01

Dr.Cynthia Colen, një profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Ohajos në SHBA, ka analizuar për herë të parë një mostër të disa familjeve ku një ose më shumë fëmijë ishin ushqyer me gji dhe të atyre me qumësht lope.

Në kontrast të dukshëm me këshillat ndërkombëtare mjekësore, ajo gjeti se, ata që ishin ushqyer me gji kishin vuajtur më shumë nga problemet shëndetësore se ata që nuk ishin ushqyer.

Duke shpjeguar se pse studimet e kaluara kishin gjetur vazhdimisht se foshnjet e ushqyera me gji kishin shëndet më të mirë, Dr.Colen tha se këto studime nuk ishin bërë siq duhet.

Faktorët si, punësimi i nënës, mosha dhe të ardhurat e familjes, janë disa arsye, tha ajo.

Ajo theksoi se gjetjet e saj nuk e kundërshtojnë mendimin se dhënia e gjirit, në afat të shkurtër, ka përfitime shëndetësore për foshnjet.

Por, çështja nuk qëndron tek statistikat, se kush po ushqehet me gji apo me shishe, ajo tha se rezultatet treguan disa faktorë më të rëndësishëm që do duhej të fokusohemi.

“Unë nuk jam duke thënë se dhënia e gjirit nuk është e shëndetshme, veçanarisht për rritjen e bebes dhe imunitetin e saj”, tha Colen.

Dr.Colen i kishte analizuar 8,237 fëmijë, 7,319 vëllezër dhe motra dhe 1,773 të tjerë pa lidhje familjare, prej të cilëve disa ishin ushqyer me gji e disa me shishe.

Kur analizat i morën nga foshnjet e së njejtës familje që ishin ushqyer në mënyra të ndryshme, rezultatet dolën se për çdo fëmijë të së njejtës familje, ata kishin aftësi matematikore dhe aftësi në lexim që nuk ishte ndonjë statistikë ndryshe.

Pastaj në analizat e marra, në çdo mostër, fëmijët që ishin ushqyer me gji ishin më të rrezikuar ndaj sëmundjeve të ndryshme e sidomos astmës, se sa fëmijët e tjerë që nuk ishin ushqyer.

“Ne kemi nevojë të jemi më të kujdesshëm në vitin e parë të të ushqyerit me gji, dhe të kuptojmë që të ushqyerit me të mund të jetë i vështirë për disa gra, madje edhe i papërshtatshëm”, tha Dr.Colen.