A është Omicron më i rrezikshëm se Delta? Simptomat e variantit të ri

10:11 | 8 Dhjetor 2021

Një rritje e shpejtë e rasteve të COVID në Afrikën e Jugut, përkoi me zbulimin e variantit të ri të koronavirusit që quhet Omicron.

Ky varianti i ri ka dominuar titujt e gazetave dhe të lajmeve që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se Omicron paraqet rrezikshmëri.

Edhe pse ka pak informacion për Omicron, ka disa të dhëna që tregojnë se ky nuk është një variant që nuk mund të mos i jepet rëndësi.

Ndryshimet e variantit Omicron nga Delta

Sipas OBSH -së varianti Omicron ka një numër të madh mutacionesh dhe duket se ka më shumë gjasa të riinfektojë njerëzit që janë infektuar, më parë me COVID-19.

Ndryshe nga varianti Omicorn, Delta është dy herë më shumë ngjitës se variantet e mëparshme të COVID-19 dhe mund të shkaktojë sëmundje më të rënda veçanërisht tek njerëzit e pavaksinuar.

Ajo që për momentin është e paqartë dhe shqetësuese është nëse Omicron është po aq ngjitës apo edhe më infektues se Delta.

A është Omicron më i rrezikshëm se Delta?

Ekspertët janë të shqetësuar rreth faktit se ky variant ka një numër të madh mutacionesh në proteinën e tij spike e cila është ajo që SARS-CoV-2 përdor për të infektuar qelizat tuaja.

Por ata nuk mund ta dinë ende nëse këto mutacione do të paraqesin rrezikshmëri apo nuk do të paraqesin një efekt të tillë.

Sipas tyre nuk ka ende informacion të mjaftueshëm për të thënë nëse ky variant është më i rrezikshëm se Delta.

Simptomat

Në përgjithësi, simptomat e COVID-19 kanë mbetur mjaft të njëjta, pavarësisht varianteve.

Ato përfshijnë:

  • Ethe ose të dridhura
  • Kollë
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Lodhje
  • Dhimbje muskujsh ose trupi
  • Dhimbje koke
  • Humbje e shijes ose nuhatjes
  • Dhimbje e fytit
  • Hundë të zëna
  • Të përziera ose të vjella
  • Diarre

Të dhënat për Omicron janë endetë pakta, por mjekët që kanë trajtuar pacientët me këtë variant shprehen se simptomat kanë qenë jashtëzakonisht të buta në krahasim me variantin Delta.

Ata gjithashtu vënë në dukje se shumë njerëz të infektuar me Omicorn nuk kanë shfaqur të gjitha simptomat klasike. Për këtë arsye shumë as nuk e kishin kuptuar se ishin të infektuar.

A janë vaksinat efektive kundër Omicron?

Kjo është gjithashtu një pikëpyetje e madhe!

Ekspertët e shëndetit thonë se Omicron ndan mutacione të ngjashme me variantet Beta dhe Gamma, të cilat janë më rezistente ndaj vaksinimit.

Megjithatë, ata ende duhet të presin për të mbledhur më tepër të dhëna.

Në Afrikën e Jugut vaksinimi i popullsisë është i ulët dhe rastet me Omicron duket se janë shfaqur kryesisht tek njerëzit që nuk e kanë marrë vaksinën.

Nëse ky variant përhapet më gjerësisht dhe shkakton probleme, nevoja për një riformulim të vaksinës do të jetë e nevojshme.

Prodhuesit e vaksinave COVID-19 thonë se ata tashmë kanë nisur punën që vaksina të synojë në mënyrë specifike Omicron.

Ndërkohë ekspertët rekomandojnë marrjen e dozës përforcuese që është në dispozicion. /Lajmi.net/