A është ky babai më i durueshëm në botë? (Video)

Një burrë u përpoq të kalojë pak kohë duke u lutur në xhaminë e tij lokale, por djali i tij i vogël kishte një ide krejtësisht të ndryshme nga ai.

Fun

06/07/2015 13:07

Një video e cila shfaqë një burrë duke u falur në xhami është bërë hit në mediat sociale, duke u quajtur kështu ‘babai më i durueshëm në botë’.

Videoja ishte kapur në një xhami në Turqi dhe shfaqë momentin kur babai përpiqej të kryente obligimet fetare në xhami së bashku me djalin e tij të vogël.

Por, djali i vogël siç duket nuk ishte në humor për t’u falur, dhe në vend të faljes, vendos që të argëtohet në mënyrën e tij, transmeton Lajmi.net.

Së pari, fëmija ngjitet në kurrizin e babait përderisa ai qëndron i ulur. Por, përderisa babai ngritet për pjesën tjetër të lutjes, djaloshi refuzon të largohet nga ai dhe i hip në qafë.

Shikojeni videon: