A është kjo Paris Hilton apo një Barbie?

Paris Hilton gjeti kohë për shoping të mërkurën, ndërsa shkëlqeu me pamjen e saj. Bukuroshja bardhoshe shkoi në qendrën tregtare Barney të New Yorkut me veturën e saj ngjyrë pink, Bentley, ngjyrë të cilën e kishte përshtatur mjaft mirë, pasi e kishte veshur një fustan me po të njëjtën ngjyrë. Gjithashtu, ajo kishte vendosur syze…

ShowBiz

06/02/2014 19:16

Paris Hilton gjeti kohë për shoping të mërkurën, ndërsa shkëlqeu me pamjen e saj. Bukuroshja bardhoshe shkoi në qendrën tregtare Barney të New Yorkut me veturën e saj ngjyrë pink, Bentley, ngjyrë të cilën e kishte përshtatur mjaft mirë, pasi e kishte veshur një fustan me po të njëjtën ngjyrë.

Gjithashtu, ajo kishte vendosur syze dielli dhe çantën e kishte përshtatur me ngjyrën e veshjes dhe të veturës. “Duke vozitur rreth e përqark me vogëlushen time pink. Kishte kohë që nuk e kisha vozitur atë. E dua timen BarbieBentley pink”, ka shkruar modelja amerikane në rrjetin social Twitter.

Paris e ka ‘zbukuruar’ veturën e saj me një shumë prej 200,000 dollarësh në dhjetor të vitit 2008. 32 vjeçarja është njëra prej femrave më të pasura në botë, falë zinxhirit të hoteleve luksoze gjithandej, të trashëguara nga familja e saj.