A është kjo Kosova e pavarur dhe sovrane, pyet Jakup Krasniqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Jakup Krasniqi, ka shfaqur “dilemë” për vendin ku u prit kryeministri serb Vuçiq, ishte territor Kosove apo jo.

Lajme

14/01/2015 15:54

Krasniqi dilemën e tij e ka bazuar në një sërë fotografish të territoreve me popullatë shumicë serbe ku u pritë Aleksandar Vuçiq.

“Duke i parë këto foto, natyrshëm lind pyetja: Cili është ky vend?!

A është Kosova e pavarur dhe sovrane?

Fotografit po thonë diçka, kush merr vesh!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.